Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24 e ka quajtur votën e diasporë një moment historik.

Ai ka zbuluar se e gjitha ka qenë një sfidë, madje edhe më shumë se sa ishte pritur të ishte.

“Moment histori vota e diasporës! Tashmë shqiptarët do të votojnë kudo ku jetojnë pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Procesi është sfidë më vete dhe duhet ta pranoj, është më sfidues se sa kishim menduar se do të ishte. Sfidë e karakteri rregullator. Duket sikur një pjesë e madhe e opinionit dhe medias kanë fokus votën e diasporës por kemi në vëmendjen dhe procesin brenda vendit”, tha ai.

Më 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, proces për të cilin Celibashi ka treguar një guidë e gjithçka që duhet bërë në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë të “kualifikohen” si votues.

Ai ka theksuar faktin se regjistrimi duhet të bëhet me anë të kamerës së telefonit, dhe jo nëpërmjet një fotografie, pasi gjithçka identifikohet nga sistemi.

“Duhet që nëpërmjet aplikacionit KQZ që duhet shkarkuar në telefon smart apo tablet, apo nëpër faqes së inetresnetit të KQZ duhet të hyjë në rubrikën votues nga jashtë, ku më pas akseson platformën e regjistruesve nga jashtë. Aty kryhet procedura e regjistrimit nga jashtë.

Duhet të hapet një llogari personale në “PER”, që është një proces shumë i thjeshtë. Duhet futur numri personal i identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen, një numër telefoni celular që nuk është shqiptar, një adresë e-maili dhe duhet të paraqitesh fizikisht para kamerës së telefonit, sistemi e dallon nëse ka të bëjë me një person të gjallë apo me një fotografi. Nëse nuk je fizikisht nuk e zhvillon dot më procesin. Procesi i regjistrimit mund ta vijosh edhe në një moment të dytë.

Duhet të skanosh nëpërmjet telefonit apo kamerës së kompjuterit të dokumentit të identifikimit. Kjo mund të kryhet edhe me anë të një dokumenti të pavlefshëm. Vjen një kod 6 shifror që do ta ngarkosh, dhe me këtë përfundon procesi i regjistrimit. Duhet ngarkuar edhe dokumenti që tregon adresën e vendqendrimit tënd apo ku pret që të dërgohet fleta e votimit. Të dhënat më pas konsultohen me të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb