Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Gylsen Zhllima i cili u ndal tek afatet e proceseve civile.

Ai ka sqaruar qytetarët më lidhje me afatet e parashkikuara në legjislacion, si për shqyrtimin e çështjes nga gjykata, se në rastet e ankimimeve për të kapur afatet procedurale.

“Kur bëhet regjistrimi i kërkesë padisë, brenda një viti gjykata duhet të ketë marrë shqyrtimin e çështjes. Më pas caktohet edhe seanca e parë përgatitore.
Ndërkohë sa i përket ankimeve, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të themelit, ankimohet në Apel brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit të arsyetuar. Brenda një procesi civil mund të kemi edhe vendime të ndërmjetme si pezullimi i gjykimit, ku ankimimi bëhet brenda 5 ditëve. Ka raste që edhe posta ka pak çrregullime dhe duhet të jetë avokati ai që duhet të interesohet.
E mira është të përfaqësohen qytetarët me avokat sepse me humbje të afateve praktikisht është humbje e procesit në të cilin jeni përfshirë.
Në rast e vendimit të ndërmjetshëm, sapo të merret vendimi e mira është të bëhet ankimimi
Ndërsa në lidhje me ankimimin e vendimit të Apelit, afati është 30 ditë nga dalja e vendimit të arsyetuar.
Instituti i rishikimit të vendimit dhe instituti i rivendosjes në afat, janë dy pika që ndihmojnë qytetarët në rast humbje afatesh, mund të përdoren nga personat që nuk kanë marrë kurrë pjesë në proces dhe duhet të provosh para gjykatës që nuk je njoftuar për seancën.
Ata që thonë nuk ka punë gjykata me mua bëjnë gabim, sepse gjykata nuk të vjen në derë, vendimi që do të ekzekutohet të vjen në derë”, ka shpjeguar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb