Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për procesin e regjistrimit në universitete. Ai tha se sapo ka përfunduar raundi i parë i regjistrimit në universitete, ndërsa do të ketë edhe një raund të dytë.

Xhelaj theksoi se degët më të preferuara janë mjekësia dhe inxhinieria e teknologjia e informacionit, ku hyjnë nxënësit më të mirë.

Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar: Të premten është mbyllur raundi i parë i regjistrimeve. Nga data 19 deri më 21 do të jetë faza e dytë dhe këtyre do u bashkangjiten dhe persona që kanë mbaruar maturën më parë. Aplikimi për regjistrimet kalon përmes E-Albania, që ka tashmë një eksperiencë 9-vjeçare. Maturantët janë të informuar për procesin. Studentët arrijnë të fitojnë një nga degët që preferojnë, nëse arrijnë pikët. Degët më të preferuara janë mjekësia, infermieria, stomatologjia dhe degët e inxhinierisë dhe TIK. 50 përqind e aplikimeve janë për mjekësi ose inxhinieri e teknologji informacioni.

Në mjekësi shkojnë studentët më të mirë. Mjekësia ka qenë dhe mbetet një profesion i nderuar dhe i mirëpaguar. Edhe profili i maturantëve që shkojnë për TIK është me standard të lartë. Puna e tyre mund të bëhet dhe jashtë vendit dhe nga shtëpia, që e bën punën më praktike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb