TIRANE– Me synim rritjen e ndërgjegjësimit në publik për çështjet mjedisore, por edhe kontribuimin aktivisht në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ProCredit Bank është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në projekte në mbrojtje të mjedisit.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me EcoVolis ka mbështetur realizimin e mbi 500 vendeve të parkimit të biçikletave, të organizuara në 20 stacione të ndryshme biçikletash në të gjithë qytetin e Tiranës.
Kjo inisiativë promovon mënyrën e transportit miqësor ndaj mjedisit me mjete si biçikleta, duke rikonfirmuar edhe njëherë përqasjen mjedisore të ProCredit Bank.

Duhet pasur parasysh që sektori i transportit është një nga kontribuesit kryesorë të shkarkimeve të gazeve ndotëse në atmosferë dhe në të njëtën kohë është një nga konsumatorët kryesorë të energjisë në vendin tonë (39 % të konsumit final të energjisë, viti 2014), ndaj secili nga ne mund të japë kontributin e tij në reduktimin e kësaj ndotjeje të shkaktuar.

ProCredit Bank vendosi të mbështesë këtë iniciativë për t’i dhënë më tepër mundësi të rinjve dhe qytetarëve të tjerë të përdorin biçikletat në vend të makinave për të shkuar në punë, apo për të kryer distanca të ndryshme brenda qytetit. Stacionet janë lehtësisht të identifikueshme dhe gjenden të lokalizuara në rrugët kryesore të Tiranës si: Rruga e Elbasanit, e Kavajës, pranë disa shkollave dhe fakulteteve, disa pika në Bllok, tek Sheshi ‘Skëndebej’ etj., duke ju mundësuar të përdorni lirisht biçikletat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: