TIRANE – Biznese të shumta nga Shqipëria dhe Serbia janë ftuar në një takim të përbashkët rajonal organizuar në qytetin e Tiranës. Në fokus të takimit “Business to Business” ishte nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve rajonale të biznesit midis klientëve të bankave ProCredit, të cilët operojnë në Shqipëri dhe Serbi.

Të pranishëm në takim ishin rreth 80 biznese, nga industria e ushqimit, të sektorëve të prodhimit, shpërndarjes, ashtu edhe shërbimit. Nisur nga potenciali i aktivitetit dhe nevoja për produktet që këto biznese prodhojnë, çdo njërit nga të pranishmëve iu referuan biznese nga Shqipëria dhe Serbia, potencialë për krijim lidhjesh të reja partneriteti midis tyre.

Si banka e vetme që operon suksesshëm në të gjitha vendet e rajonit dhe e specializuar në mbështetjen e bizneseve, Banka ProCredit ndërmori këtë iniciativë bazuar në rëndësinë e vendosjes së kontakteve të reja si pjesë esenciale e zhvillimit të bizneseve.

foto brendshme

Shumë nga të pranishmit lidhën kontakte me biznese me interes për ta, duke hedhur bazat për ndërtimin e një marrëdhënie konkrete. Gjithashtu vlen për tu përmendur interesi i lartë që u tregua për bizneset e pranishme, gjë që vijoi më pas me vizita në disa nga bizneset e pranishme në takim për të lidhur dhe marrëveshje konkrete biznesi midis me to.

Rezultatet e këtij takimi demostruan se interesi për prodhimet të këtyre vendeve është i lartë, gjë e cila përkthehet në mundësi reale biznesi midis këtyre vendeve.

ProCredit Bank thekson se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale për klientët e saj duke zbatuar praktikat më të mira gjermane të bankimit dhe ofruar lehtësi për kryerjen e transksioneve nëpërmjet transfertave ProPay. Këto transferta ofrohen për të gjithë klientët me kushte tëfavorshme përsa i përket kohës shumë të shpejtë të ekzekutimit dhe kostos së reduktuar, kushte këto që avantazhojnë transaksionet e bizneseve midis këtyre vendeve.

Vitin e kaluar grupi ProCredit filloi me organizim e aktiviteteve të tilla për bizneset dhe ky takim është i pesti takim në rajon organizuar nga Bankat ProCredit, i cili pason takimet e mbajtura më herët në qytete si Tiranë, Prishtinë, Nish dhe Strugë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb