Mishi i prodhuar në laboratore mund të jetë nëpër raftet e supermarketeve brenda 5 viteve. Shkencëtarët janë të bindur se ky revolucion do të jetë zgjidhja e duhur për industrinë e mishit.


Aktualisht, mishi mund të prodhohet në laboratore, por në sasi shumë të vogla. Shkenca po përpiqet që të gjejë mënyra që ta përshpejtojë diçka të tillë dhe ta bëjë më masive.


“Ajo që kemi parë në laboratorin tonë është se qelizat e muskulit po rriten shumë mirë dhe shpejt në bar dhe gjëja më e bukur është se bari mundëson që qelizat e muskulit të bashkohen me të”-thotë një prej shkencëtareve që po merret me këtë çështje. Mishi i prodhuar në laborator ka një kosto prej 20 mijë dollarësh për kilogram.


Një firmë izraelite pretendon se i ka ulur kostot deri në 100 dollarë për kilogram dhe se po punon për ta çuar në 5 dollarë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, agro-bujqësia industriale do të ndihmojë shumë në ndryshimet klimatike, ndotjen e ajrit, degradimin e tokës, përdorimin e energjisë, shpyllëzimet si dhe rënien e biodiversitetit. Kërkesa për mish pritet të dyfishohet nga viti 2000 deri në 2050, kur popullsia e botës projektohet t`i kalojë 9 miliardë banorët.
(BalkanWeb)

Etiketa: