TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 persona, të cilët akuzohen se siguronin, prodhonin dhe shisnin materiale eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4.

Në kuadër të hetimeve nga organi i akuzës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të provohej se Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ushtarë profesionistë, banues në Lezhë, prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro.

Mësohet se arrestimi i tyre është kryer më 30 qershor të vitit të kaluar, ndërsa ata janë hetuar nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: