TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Chic’ të moderatores Fjodora Fjora në News 24 ishte Phaedon Papamichael, një emër shumë i njohur në Hollivud, një bashkëproducent, një kineast por dhe një regjisor shumë i njohur filmash, të cilët janë nderuar me çmime prestigjioze. Producenti greko-gjerman, Phaedon Papamichael është pjesë e një bashkëpunimi me kineastin dhe producentin shqiptar Genc Përmeti. Ai ka rrëfyer në ‘Chic’ si nisi karrierën e tij, pasionet dhe jetën në SHBA. Papamichael ka bashkëpunuar me emra të njohur të hollivudit si George Clooney, Christian Bale, Cameron Diaz etj.



Mirëse erdhe në Shqipëri! E di që kjo është hera jote e parë që vjen këtu, ju jeni një ndër njerëzit me të njohur dhe personalitetet e kinematografisë të paktën në rajon, falë bashkëpunimeve në shumë filma me autorë si Alexander Pejn, George Klunei, Vim Venders dhe mbi 50 tituj të tjerë. Ju keni sjellë një këndvështrim shumë interesant në kinema si për shembull, me filmin ‘Nebraska’, të gjithë e duan atë film bardh e zi, ju sollët një këndvështrim të ri por dhe nostalgjik në kinema. Por ajo që do të donim të dinim ka të bëjë me karrierën tende, e cila ka nisur si një artist i arteve pamore. Ju keni qenë shumë i talentuar në pikturë, pra mund të ishit një piktor shumë i mirë. Çfarë ndodhi që ndryshuat nga piktura tek filmi? 


Kur kam qenë i ri padyshim kam kaluar një udhëtim mbi artet pamore pasi babai im ishte piktor dhe gjithashtu ka punuar si drejtor artistik, kostumograf dhe kineast. Në vitet ’60 ai ka punuar për Kasaveris, Meny Moskivic, Killing with Chinese Bukie, etj. Dhe unë shkoja gjithmonë në setin e punës, madje tek Chinese Bukie jam edhe ne film 13 vjeç si figurant, një fëmijë i gjatë me flokë të gjatë.

Pra isha i ekspozuar kundrejt kinemasë në atë moshë dhe kisha një ide se çdo thoshte të ishe në set, që ishte impresionuese padyshim ku kam takuar emra të mëdhenj si Piter Fark, Ben Gazar dhe Xhon Kasaveris i cili padyshim pati një influence të madhe tek unë ishin thuajse një familje.

Jam ndier shume rehat dhe i familjarizuar me setin ndaj edhe pse merresha me pikturë, dhe kur isha 15 vjeç ndodhi që isha në një kabinë për ski të gjithë po flinin dhe kamera ishe e vendosur aty mënjanë. Mua nuk më zinte gjumi dhe mora kamerën e vendosa ne sy dhe ishte një lidhje e menjëhershme me të, ishte shumë e çuditshme. Zgjoi menjëherë diçka në mendjen time dhe unë e mbaj mend atë natë shumë qartë, isha 14-15 vjeç ndoshta dhe nisa të shëtisja përqark kabinës, nuk po filmoja se atëherë ishte e pamundur por kërkoja imazhin.

Dhe prej atij momenti kurseva para që të blija kamerën time nisa të xhiroja filma të shkurtër, ti montoja vetë, të shkruaja skenarë në dhomën time etj. Pra kjo ishte eksperienca ime e parë fizike me filmin dhe shumë shpejt më pas, kur isha rreth 16 vjec fillova të ndieja limitimet e kamerës dhe kërkoja muzikën, shoqërimin e imazheve të mia me muzikën, ishte si të thuash shumë amatore dhe bleva kështu aparatin tim të parë profesional.

Dhe kalova kështu nga piktura tek aparati fotografik dhe se bashku me kamerën nga ana tjetër ndihesha i plotësuar, realizoja imazhe shume të mira ndaj vendosa të bëhem fotograf. Dhe ndodhi që atëherë im atë ishte në Los Angeles dhe po punonte në filmin e Xhon Kasaveris, dhe unë iu dërgova atyre disa foto që kisha bërë dhe Xhon më shkroi një letër në atë kohe kur unë jetoja me mamanë time. Dhe me kujtohet pasi i kam akoma letrat që thoshte që imazhet e tua përçojnë shpirtin e një brezi të ri të talentuar dhe më befasoi kur më thoshte se ai po priste që unë të shkoja të punoja me ta.

Pra mundësia ime e parë që mu dha kur mbarova shkollën menjëherë hipa në një avion dhe u nisa për New York. Pak para se ajo të ndodhte pata një impakt me një film të Luk Godard, ku luante Mishel Pikoli, Brixhit Bardo e ku unë isha i obsesionuar me Xhek Palems si producent.

Por unë u shokova nga Raul Kutar që ishte drejtor fotografie brilant i gjeneratës së re franceze dhe ishte impresionuese mënyra e xhirimit pa lëvizur dhe shumë interesant me mënyrën grafike dhe ngjyrat e tij, sekuencat e gjata të xhirimit, Brixhit Bardo me një fustan të verdhe me në sfond një mur të kuq, ambientet e mrekullueshme në Malaparte, Kapri , pra një kombinim shume i madh i planeve statike me pamjen përreth.

Dhe unë si fotograf i ndikuar edhe nga kjo thosha kjo është pikërisht ajo që dua të jem. Kisha filluar të mërzitesha me fotografinë, ndihesha që ishte e limituar në mundësitë që të jepte për të treguar historinë dhe gjithashtu problemi tjetër i imi ishte se me dukej sikur punoja i vetëm, me punën si fotograf isha gjithmonë vetëm dhe ishte si te pikturoje, sikur ishe piktor. Pra piktori ka një profesion shumë të vetmuar, fotografi gjithashtu. Pra nuk mund te ndizesh e të fikesh dhe në kinematografi unë mund të nisja një projekt, një histori, një skenar dhe ta dedikoja veten time e ta sillja atë histori me imazhe dhe kur filmi të mbaronte mund të shkoja me pushime dhe mund të beja foto sa të doja.
Ndaj mendova se ishte me interesante për mua. Kështu që mbërrita në Amerikë me profesion të qartë që doja pra kinematografinë por nuk e dija si të shkoja para, pasi Xhon më ftoi për vizitë por fotografitë e mia. Kështu që vendosa të shoh se si do shkonte, dhe Kutar ishte emri i parë që vura qëllim vetes se ku doja të arrija. Dhe mbërrita në SHBA në fillim të viteve 80’ ku kishte shumë ndikime nga kineaste si Mendroz, Viktor Esteraro, gjithë influencat nga filma si Konformisti, ‘Tango e fundit’ në Paris, e shume të tjera dhe këta ishin të gjithë njerëz me të cilët u takova, i njoha, dhe kështu hyra në kinematografi.

Pra është një lloj udhëtimi nga arti personal siç është piktura dhe fotografia të një forme arti kolektiv që sjell me vete edhe përgjegjësi si e tille sepse në e dimë që të realizosh filma është diçka që është vështirë, duhet të jesh shume i përgjegjshëm e jo thjesht të thuash jam një artist, krijoj dhe nuk më bëhet vonë… por kur behet fjalë për realizimin e filmave në njëfarë mënyre është përgjegjësi.

Po patjeter edhe bashkëpunimi si në çdo forme arti, p.sh. ti mund të jesh një shkrimtar vetëm para një kompiuteri, një piktor, një fotograf dhe këto mund t’i bësh vetëm. Por filmi bëhet si një grupim njerëzish dhe t’i duhet të delegosh, bashkëpunosh, organizosh, dhe duke qenë gjysmë grek dhe gjysme gjerman kam një lloj dhuntie për menaxhim dhe organizim, për të udhëhequr një ekip të madh. Dhe shumë prej dhuntive të mia artistike, talentit etj ndoshta vijnë nga pjesa ime greke.

Dhe gjithashtu që duhet të fokusohesh e të flasësh me drejtorët artistike, kostumografët, regjisorin dhe këdo ndaj duhet të gjesh njëlloj me formë apo stilistike të ekipit për të bërë të mundur të bashkupunoni me njeri- tjetrin në mënyrë harmonike,
Po patjeter si kineast, drejtor fotografie pra ti je duke interpretuar vizionin e regjisorit ndaj është shumë e rëndësishme si i tillë të fusësh veten brenda historisë dhe jo të imponosh dhe dominosh imazhet e bazuar në atë që duhet duke pasur stil. Kam admiruar gjithmonë kineastet si Roger Dikens etj sepse e bukura e punës tonë është cdo histori kërkon një formë të re, atje ku gjithmonë sfida dhe vështirësia qëndron të gjesh gjuhe të reja filmike interpretimi ndaj asnjëherë nuk vjetërohet apo të kthehet në rutine.

Ti vazhdon të mësosh gjatë gjithë karrierës tënde si për shembull kemi modele si Vitorio Ferrara dhe Bertoluci të cilët i bën shumë mirë filmat italiane bashkë por ama Vitorio e kishte problem të asociohej me projekte të tjera, ndaj për mua është një sfide gjithmonë të gjesh gjuhën.

Personalisht jam prekur shumë kur kam parë filmin ‘Nebraska’ është një ndër filmat e mi të preferuar të kësaj dekade. Ishte e guximshme të xhiroje në bardh e zi dhe të mbaje këtë situatë statike me disa prej yjeve më të mëdhenjtë hollivudit sic ka qenë Bruce Dern…

Po padyshim studioja qe e prodhonte mendoi se ishte vërtetë e guximshme, por për regjisorin Alexander Pejn ishte një domosdoshmëri absolute, ai e kishte ideuar atë si një film bardh e zi.
Ai ka thënë se ai film ishte për mua që kur xhironim ‘Sideways’, pra thuajse 12 vite më parë se ta bënim filmin ‘Nebraska’ dhe kemi folur gjithmonë për të si një film bardh e zi.
Ndaj kur ‘Paramount’ ra dakord për filmin na tha që na jep liri të plotë, e dimë si punon, mund të marrësh cilët aktore të duash dhe Alexander tha mrekulli do e bëjmë kështu por djema do filmojmë në bardh e zi … atëherë ra shumë qetësi në dhomë mes drejtuesve të studios. Atëherë ai u largua nga mbledhja dhe trë orë me vonë ata thane se do tërhiqeshin dhe do e kancelonin këtë film.

Ata u kthyen serish por nga një film i planifikuar për një buxhet mbi 12 milionë dollarë u kthye në një film me rreth 3 milionë dollarë por ne vazhdonim të merrnim çmime për të, morëm kandidaturë për Oscar për fotografinë më të mirë, fitoi Oscar per skenarin më të mirë që ishte i dyti pas ‘Sideways’ dhe buxheti i tejkaloi 30 milionë në fitime.
Pra praktikisht vetëm pse u bë në bardh e zi në humbëm mbi 7 milionë dollarë nga buxheti, shkurtuam ditët e xhirimeve por për të ne luftuam. Unë doja ta ndihmoja dhe i thashë mund ta provojmë dhe mënyre tjetër por ai më tha jo, ne e nisem për bardh e zi pse ta ndryshojmë dhe unë i thashë jo jo ska pse… pra le të themi një xhirim ndryshe nuk ishte as opsion. Dhe Alexander ka qenë i vendosur për atë film ku le te themi casting si për ‘Sideways’, George Clooney dhe Brad Pit donin të interpretonin rolin kryesor dhe i kërkuan atij që të jenë në film dhe ai iu përgjigj ju jeni vërtetë të mrekullueshëm por nuk ju shoh dot duke luajtur këto karaktere humbamenosh, nuk do ta besoja.

(BalkanWeb)