Ka produkte të cilat funksionojnë më mirë dhe zgjasin më gjatë nëse mbahen në frigorifer. Për shembull, është thënë vazhdimisht se manikyri ose parfumi ynë i adhurueshëm, duhet ruajtur në frigorifer. Por a është kjo plotësisht e drejtë? Jo, është e gjitha e gabuar. Bëhet fjalë në fakt thjesht për disa mite të cilat herë pas here, specialistët e bukurisë kërkojnë t’i “shkatërrojnë”. Le të shohim një listë me produktet më të zakonshme dhe se si t’i ruani ato.
Manikyri
Ju duhet ta mbani atë gjithmonë në temperatura ambienti dhe asnjëherë në frigorifer. I ftohti mund ta bëjë këtë produkt, pothuajse të lëngshëm, shumë të dendur dhe ndonjëherë me kokrriza. Në këtë mënyrë, aplikimi i manikyrit mbi thonj bëhet shumë i vështirë. Ndaj mbajini manikyrët në temperaturë ambienti, në një raft ose sirtar, që t’i mbroni nga rrezet direkte të diellit.
Parfumi
Një produkt tjetër që nuk ka asnjë lidhje me frigoriferin është parfumi. Nëse ai arrin një temperaturë shumë të ulët, mund të humbasë esencën e tij kryesore. Dhe siç mund ta imagjinojmë…për çfarë mund të na duhet një parfum pa esencë?
Buzëkuqi
Edhe ky produkt kozmetik, duhet të “konservohet” në sirtar bashkë me të tjerët, në temperaturë ambienti. Nëse e vendosni në frigorifer, rrezikoni që ta prishni duke favorizuar formimin e pikëzave karakteristike të vajit në krye të tij. Në këtë rast, lipstick-u jo vetëm që do të humbasë fuqinë e tij joshëse, por edhe ngjyra do të ketë tendencë të zbehet.
Kremrat hidratues
Për disa mbase kjo gjë do të jetë surprizë, por në këtë rast, frigoriferi është vendi perfekt për të ruajtur këto produkte. Sidomos kremrat e natës dhe ata për konturin rreth syve, që funksionojnë veçanërisht për fryrjen dhe rrudhat kur janë të ftohtë. Një tjetër bonus i kremrave hidratues “akull”, sipas ekspertëve, është se ata përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Rimeli
Edhe rimeli duhet të ruhet në frigorifer, veçanërisht kur ka konsistencë shumë të lëngshme. Gjithsesi përpara se të bëni një veprim të tillë me të, hidhini një sy etiketës shoqëruese.
Kremi solar
Bëhet fjalë për sasinë e pambaruar të këtij kremi në fund të sezonit të verës. Në këtë rast këshillohet që edhe ai të ruhet në frigorifer, por jo në një temperaturë shumë të ulët. Ju mund ta përdorni fare mirë atë, sapo të fillojë sezoni i plazhit.
Kremrat kundër akneve
Disa prej tyre rekomandohen që të ruhen në frigorifer. Madje këtë e kanë të shënuar edhe në etiketën e tyre shoqëruese. Pra kjo gjë nuk duhet nënvlerësuar aspak nga ana juaj, nëse i përdorni produkte të tilla kundër akneve.(marre nga Shqip)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: