CËRRIK
Gjatë vizitës në “Panairin e Produkteve Bio në Cërrik”, kreu i shtetit Ilir Meta bëri apel që të nxitet prodhimi vendas dhe eksporti me shënimin “Made in Albania”.
Ai shkruan në “Facebook” se kjo nismë duhet të nisë së pari përmes një strategjie të zgjuar marketingu, ndërsa shton se një strategji e tillë duhet pasur me mbështetje direkte me grante tek fermerët.
Siç thekson Meta, promovimi i këtyre sukseseve do të lulëzojë jo vetëm jetën e Cërrkiut dhe Elbasanit, por do të marrë një shtrirje kombëtare në një të ardhme jo shumë të largët.
Postimi i Metës:
Vizitë mbresëlënëse në Panairin e Produkteve Bio në Cërrik.Të nxisim prodhimin vendas dhe eksportin e produkteve “Made in Albania”, përmes një marketingu të zgjuar e efikas. Grante e kredi të buta për fermerët e modernizimi i industrisë ushqimore, janë faktor nxitës për t’i ndërkombëtarizuar produktet tona si marka në tregun rajonal dhe botëror.
Promovimi i këtyre sukseseve do e lulëzojë, jo vetëm Cërrikun e Elbasanin, por edhe Shqipërinë në të ardhmen e afërt, duke sjellë standardet europiane të zhvillimit. Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!??