TIRANE

Profesori i letërsisë Ilia Lëngu, i njohur për pasionin e tij ndaj natyrës, sidomos për kërpudhat dhe shpendët, I është bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve.

Fotot e tij janë ndarë në rrjete sociale nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e përshkruan këtë akt simbolik të profesorit të njohur si një shembull që duhet të ndiqet për një qytet më të gjelbër.

“Një pemë e mbjellë nga Profesor Ilia Lëngu i shtohet Tiranës, një shembull i bukur për një qytet më të gjelbër”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb