Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua figura dhe veprimtaria e Zyber Hallullit.
Teksti bazuar mbi librin ” Tirana, Personalitete “Politikë” me autorët Ismail Demneri, Shyqyri Rreli, Arben Tafaj
Zyber Hallulli lindi në Tiranë në vitin 1842 në një familje vendase autoktone me tradita fetare e patriotike. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes ku përfundoi shkollën e mesme Ruzhdije. Gjatë jetë së tij ai pati gjashtë fëmijë, katër djem dhe dy vajza. Më vonë ai u diplomua në Stamboll për filozofi dhe teologji. Të njejtin shkollim kishte bërë dhe i ati.
Njihte mirë gjuhët si persisht, osmanisht, arabisht. Më pas ndoqi studimet e larta për teologji dhe filozofi në Stamboll. Hapat e tij ndoqi dhe i biri, Tahir Hallulli, i lindur më 1890 në Tiranë. Ky i fundit pasi mbaroi shkollën e mesme në kryeqytet, vazhdoi të lartën në Stamboll, po në degën që pati mbaruar babai i tij. Babë e bir në kohë të ndryshme, ranë në kontakt me patriotë të kolonisë shqiptare të Stambollit, u brumosën me idetë patriotike për lirinë kombëtare, si edhe për mbrojtjen e trojeve tona nga synimet grabitqare të shteteve ballkanike. Idetë e mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lufta heroike e popullit tonë për mbrojtjen e trojeve të veta nga synimet serbo-malazeze, lëvizjet e viteve 1910-1912 për shpalljen e pavarësisë, u bënë fanarë ndriçues në veprimtarinë e tyre praktike.
Zyber Hallulli, me t’u kthyer në atdhe, iu përkushtua me pasion hapjes së shkollës shqipe dhe mësimit të besimit islam.
Si kryetar bashkie i Tiranës, krahas shumë detyrave të tjera të mëdha, i lindi ideja e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve jetimë, të cilët për rrethanat historike që po kalonte kombi ynë, ishin shtuar shumë. Ngritja e “Strehës Vorfnore” kërkoi ngritjen e një komisioni me bamirës të njohur të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin fetarë, përfaqësues të parisë, tregtarë e zejtarë, që do të financonin veprimtarinë e këtij institucioni.
Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me patriotët Rauf Fico, Mytesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Luigj Shala dhe Xhelal Toptani, hapën për herë të parë këtë institucion, duke grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar. Kur ai u kthye në atdhe ju përkushtua me pasion hapjes së shkollës së parë shqipe dhe mësimit të besimit islam. Më pas vijoi në Tiranë dhe në fshatrat si Shëngjergj, Linzë, Zallbastar, Mullet, Petrelë. Zyber Hallulli shprehej dhe besonte se pa çlirim mendor e shpirtëror nuk mund të bëhej çlirim kombëtar. Ai themeloi shtëpinë e fëmijës në Tiranë që mban edhe sot emrin e tij. Me shumë patriotë të tjerë shumë të shquar më 28 nëntor 1917, hapën për herë të parë këtë institucion, duke grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar.
Kur vajzat martoheshin dhe duhet të shkonin nuse ai përgatiste pajën e tyre. I quajtur gjatë jetës së tij si “baba i jetimëve” iu përkushtua “Strehës Vorfnore” gjithë jetën dhe para se të vdiste, la amanet ti dhuroheshin asaj gjithë pasurinë e vet personale. Zyber Hallulli, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani, me çmimin “Naim Frashëri”,