TIRANE-Ditët e fundit në rrjetin social Facebook është krijuar një faqe me emrin e portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Futbollisti pak ditë më parë përjetoi një tragjedi familjare kur bashkëshortja e tij u nda nga jeta pasi solli në jetë një fëmijë.


Në faqen e facebook në emër të Hoxhës nisën të postoheshin dedikime për bashkëshorten e tij tashmë të ndarë nga jeta. Por dje skuadra e Partizanit përmes një njoftimi zyrtar bën të ditur se ky profil nuk është i portierit Hoxha, por një faqe e rreme. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se të afërm të lojtarit kanë hapur faqen pa lejen e tij.


“Ne emër të Alban Hoxhës dhe klubit të Partizanit ju njoftojmë se faqja e hapur në facebook në emër të portierit tonë NUK ËSHTË REALE dhe njoftimet e nxjerra te kjo faqe disinformojnë publikun duke dhënë mesazhe apo publikime të pa vërtëta. Ju lutemi ti bëjmë report kësaj faqeje.Faleminderit”, thuhet në njoftimin e Partizanit.


Dy ditë më parë në këtë faqe u bë një dedikim që shkaktoi emocione të mëdha te lexuesit. “Ti ike,por je ende ketu me mu.Je ende pran engjellit tone,qe do ta rris njelloj sikur ti t‘jesh gjalle.Do jesh pran nesh ne c‘fardolloj gjeje qe te bejme.Edhe pse s‘duhet t‘ikje,ti ke lene nje kujtim mbrapa qe s‘mundem te t‘harroj edhe nese jetoj dy jete,peng do e keme gjith jeten,doja aq shume qe engjelli jone të të thirrte nje here te vetme “MAMA“,por keshtu ishte shkruar. Nje engjell la nje engjell pas..Ti je forca ime,ti je gjithmon pran nesh,ti je akoma ktu me mua”, thuhet në statusin e postuar që ka marrë mbi 6 mijë klikime.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb