Edhe pse merkato është larguar, Barcelona ka filluar të mendojë për përforcimet e mundshme. Mundo Deportivo shkruan se Jonathan Tah i Leverkusen shihet si lojtari ideal për qendrën e mbrojtjes së katalanasve. Kontrata e Tah me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2025 dhe kalimi te gjigandët e La Liga do të ishte i mirëpritur.
Në garë për Tah nuk është vetëm Barcelona, edhe klubet italiane si Juventusi e Interi janë pas dere. 28-vjeçari ka luajtur 6 ndeshje me Leverkusen në këtë sezon.
(J.S/BalkanWeb)