Niklas Süle ka rënë në sy gjatë periudhës së fundit për shkak se ka qenë mbipeshë, më shumë sesa për paraqitjen në fushë. Mbrojtësi i njohur ka punuar shumë, teksa gjatë katër javëve, ka humbur 10 kilogram.

Në fakt, pushimet kanë shkuar mjaft mirë për 28-vjeçarin, i cili synon që të rikthehet në formë. Gjatë periudhës së qëndrimit në Mallorca, Süle kishte me vete  kuzhinierin e tij Rainer Schorer, zëvendësin e tij Florian Tietz dhe trajneren personale Jana Kiese. Disiplina dhe programi specifik për rikthimin në një gjendje të mirë për të luajtur futboll kanë dhënë efektet e veta, ndërsa tashmë synimi është zhvillimi i një sezoni pozitiv me Dortmund.

Drejtori ekzekutiv i Dortmund, Hans-Joachim Watzke tha se është i lumtur për transformimin e lojtarit.

“Mendova: Zot, ne kemi një lojtar të ri. Unë e admiroj se si ai duket tani. Më vjen mirë kur dikush pranon një gabim dhe nxjerr konkluzionet e duhura, kjo është mirë”, tha Watzke për Bild.

 

Gstffhxxwaauvqo
Gstffhxxwaauvqo

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb