150 mijë euro është fondi i vënë në dispozicion për të gjithë ata studentë ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbight”. Lajmi është dhënë nga vet ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Teksa ndodhet në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Cakaj është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce, ku u nënshkrua dhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Qeverisë shqiptare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë, në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj. Kjo nismë, në fakt, vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare.” -shkruan Cakaj në ‘Facebook’.
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: