Drejtuesi politik për qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim me banorët e Zadrimës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjekmarkaj shpërndau detaje nga diskutimet me demokratët e Zadrimës.
Ai kërkoi mbështetje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke theksuar se një pushtet që nuk ka bërë asnjë punë duhet të largohet.
Gjekmarkaj theksoi gjithashtu se mijëra hektarë të mbjella janë përmbytur gjatë këtyre viteve, por qeveria nuk ka kompensuar asnjë nga të dëmtuarit, dhe as për rastet e zjarreve nuk ka marrë asnjë masë.