TIRANE

E ftuar në studion e “BalkanWeb” ish-kryeinfermierja e e spitalit Nënë Tereza, Mimoza Kalaja tregon edhe një detaj tjetër interesant. Ajo thotë se ka qenë kryetare e grupit të punës në programin e Rilindjes për Infermierinw. Madje thotë se ka punuar ngushtësisht si me kryeministrin Rama si dhe me depuetetë të partisë socialiste në një program shumë ambicioz për formëzimin e Infermierisë Shqiptare bazuar në modelet më të mira në Europë.

Por sipas saj programi mbeti në sirtarin e kryeministrit dhe nuk ka një dritë jeshile edhe sot pas 5 vitesh që e majta qeveris vendin. Nga studio e “BalkanWeb”, Kalaja i është drejtuar me një apel kryeministrit Rama që të riaktivizojë programin e “Rilindjes” për infermierinë me bindjen se do mund të zvogëlonte largimin masiv të infermierëve jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb