Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Genti Kruja, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar projekt-ligjin për surrogacinë.

Kruja theksoi se një nga pikat e projekt-ligjit për shëndetin riprodhues është dhe ai, që nënat pa partner të kenë mundësi të kenë fëmijë. Genti Kruja vlerësoi se kjo pikë e projektligjit i hap rrugë abuzimit me familjen. Sipas tij, familja shqiptare është në krizë dhe duhet të zgjidhen të tjera probleme.

Genti Kruja: Flitet edhe për femrat që nuk kanë partnerë, por që duan të kenë familje. Kjo i hap rrugë abuzimit me familjen. Familja shqiptare është në një krizë morale e identiteti, edukative. Unë si sociolog besoj se përpara se të martohesh, të edukohesh, sepse është përgjegjësi e madhe të kesh familje. Ne duhet të zgjidhim krizën e familjes shqiptare, e ne merremi me probleme krejt të tjera. Ne si komunitete fetare jemi për familjen tradicionale, ajo familje ku partnerët janë babai dhe nëna. Fëmijët kanë nevojë për atmosferë normale të një familje tradicionale, përpos rasteve të fatkeqësive. Komunitetet shqiptare me anë të librave e konferencave flasin për familjen dhe i japin rol të madhe familjes. Komunitetet fetare kanë 4 universitare, duke promovuar familjen tradicionale shqiptare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb