KRUJE – Në një nga zonat me një numër të lartë të familjeve në nevojë, një projekt kthen vëmendjen nga kjo kategori, duke synuar një jetë më të mirë për të gjithë ata. Bëhet fjalë për 19 familje në nevojë me 47 fëmijë në fshatrat Borizanë dhe Thumanë të Krujës, ku kompania “Antea Cement”, pjesë e TITAN Grup ka nisur në bashkëpunim me Fshatrat SOS, një projekt me qëllim primar të fuqizimit ekonomik e social të tyre.

Janë familje që rrezikojnë të humbasin fëmijët e tyre, për shkak të skamjes në të cilën gjenden, e në qendër të projektit është edhe garantimi i mbrojtjes për fëmijët, e respektimi i të drejtave të tyre.

Projekti i kompanisë “Antea Cement” që do të zgjasë rreth 1 vit përqendrohet e familjet me fëmijë të moshës 0-18 vjeç, të cilëve parashikohet tu ofrohen shërbime për të siguruar të drejtën e tyre për mbijetesë dhe zhvillim.

Nga ana tjetër, prindërve u ofrohen shërbime për të ngritur kapacitetet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe për të rritur kapacitetet e tyre për të ofruar kujdesin e duhur prindëror.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb