Opinionisti Aleksandër Çipa në emisionin Open në News 24 të moderatores Eni Vasili ka komentuar projekt-rezolutën antikorrupsion të PS-së.
Çipa theksoi se pushteti politik fitoi autoritet mbi institucione të tjera antikorrupsion. Sipas tij, gjithçka do të shikohet kur ajo që u miratua sot të nisë funksionimin.
Aleksandër Çipa: Rezoluta krijon komision që do të kontrollojë disa komisione të tjera. Ajo që ndodhi të lënë të besosh se te klasa politike është loja e përbashkët, që mos të ketë pushtet që të kalojë shtatin e shtatit politik. Ky Komision do të rrisë kapacitetet për kontrollin e institucioneve që merren me antikorrupsionin. Faktori ndërkombëtar kërkoi që mos preken disa kompetenca të SPAK. Jep mundësinë që pushteti politik të ketë autoritetet mbi institucionet e tjera të antikorrupsionit. Gjithçka sesi shkon do të shikohet në momentin që do të funksionojë Rezoluta.
(Balkanweb)