Për kreun e LZHK-së, deputetin Dashamir Shehi është normal që buxheti do jetë më i madh vit pas viti. Në një diskutim për projektbuxhetin 2025 në Neës24, Shehi tha se janë dy faktorë që kanë çuar në rritjen e buxhetit, një që rritet GDP-ja, dhe për eficencë teknologjike, një lloj dhune që ushtrohet ndaj biznesit ka rritje të taksave.
“Nëpër botë ka dy ministri zakonisht, po ne jemi shtet i çuditshëm dhe i kemi me një vend. Ka një ministri financash që i mbledh paratë, ka dhe një ministri thesari që i prish paratë. Këtu bëhet një farë rrëmuje. Si shifra ky buxheti është më i madh se të tjerët. Është normal që buxheti do jetë më i madh, janë dy faktorë. Një që rritet GDP-ja, dhe për eficencë teknologjike, një lloj dhune që ushtrohet ndaj biznesit ka rritje të taksave.
Ulja e nivelit të borxhit ka ardhur sepse raporti mes lekut dhe euros është përmirësuar shumë. Gjysma e borxhit është në valutë të huaj, vetvetiu ajo gjysmë që ka humbur 10%, siguron 5%, jo për ndonjë eficencë tjetër të financave shqiptare.
Vijmë te shpërndarja, ne këtu kemi nevojë të përmirësojmë pensionet. Kostoja e jetesës ka lëvizur gjatë 10 viteve të fundit, minimalisht është 20-30% më shumë”, tha Shehi.
Sipas tij, nuk është më çështje ekonomike, është çështje a do jetojnë apo nuk do jetojnë.
Për deputetin e PD-së pensionistëve iu është ulur pensioni, pasi nuk është indeksuar në masën e inflacionit. Sipas tij, shteti ka para, por përdoren për luks apo për trefishim të çmimit të rrugëve.
“Në këto 10 vite buxheti i shtetit 80% është rritur, por kemi një handikap shumë të fortë. Marrim rastin e pensionistëve. Indeksimi i pensioneve është bërë 27%, inflacioni është 34%, pra ti prapë i ke vjedhur pensionistët. Nuk i ke bërë indeksimin, e ke me kushtetutë. Ia ke ulur pensionin dhe 7%. Nuk e ke barazuar.
Buxheti i 2024, 16 mln euro për pensionet. Më 1 tetor 2023 do bënte rritje 15 mijë lekë të vjetra, që i bie as gjysmë buke. Rritja e ushqimeve, faturës së ushqimeve për çdo qytetar, dhe për të shtresat në nevojë dhe për të kamurit është 50% për 10 vite. Bëj një llogaritje për këto 10 vite, sa merr pensionisti, merr më pak.
Ka para ore ka, e përsëris ka para. Por nëse ti e trefishon çmimin e kilometrit të rrugës dhe paratë i çon për luks, këtu mbaron, nuk ka para për pensionistët, për bujqësinë etj”, tha Sula.
Për analistin Shpend Gashi “absolutisht 2012 ka tendencën të ketë norma më të ulëta se 2024. Nëse ne duam të justifikojmë veten se jemi më mirë se në 1938, po jemi më mirë. Por këta erdhën në 2013 me premtime të mëdha”.