FIER

Kompania e prodhimit të naftës Bankers Petroleum gjatë një aktiviteti organizuar në qytetin e Fierit ka prezantuar projektet e suksesshme në komunitet të mbeshtetura prej saj. Sipërmarrës të prodhimit të produkteve bujqësore që sot eksportojnë në vende europiane treguan se falë mbështetjes financiare të Bankers kanë rritur ndjeshëm prodhimin dhe aftesinë konkurruese. Zv/ Presidenti i Bankers Petroleum, Leonidha Cobo tha se pa mbështetjen e komunitetit, kompania nuk do të mund të kishte arritur sukseset e sotme.

Përfitues të projekteve kanë qenë gjithashtu institucione të edukimit, biznese edhe bashkitë e Patos e Roskovecit me të cilat janë ndërmarrë investime të përbashkëta në të mirë të komunitetit. Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, operon tashmë prej 15 vitesh në zonën e Patos-Marinzës. Përgjatë ketyre viteve kompania ka investuar mbi 7 milionë dollarë që janë investuar në komunitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb