Zv.Rektorja e Universitetit Luarasi, profesore e asociuar, Anni Dasho, në podcastin “Edu Vision” ka folur edhe për E-Gymnasium Innovation Week”. Ajo tha se Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me qëndrën FAB kane organizuar një program trajnues për nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve të Tiranës me fokus në tre drejtime:

  • Ekonomi
  • Drejtësi
  • Teknologji Informacioni dhe Inovacion

 Dasho tha se Universiteti Luarasi në këtë iniciative inovative do ketë pranë vetes dhe ekspertët më të mirë nga të gjithë Universitetet publike dhe jo publike me ekspertizën më të mirë në fushën e Sigurisë Kibernetike si dhe partneret tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“’Siguria Kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale’, është një projekt që synon të rrisë thellësinë e të kuptuarit dhe nivelin e aftësisë për një bashkëpunim më të afërt dhe efektiv midis ekspertëve të fushës në Universitetin Luarasi dhe më gjerë, si dhe përfshirjen dhe identifikimin e studentëve te ardhshëm potencialisht të përgatitur për të punuar në të ardhmen në fushën e sigurisë së informacionit dhe krimit kibernetik”, theksoi zv. Rektorja e Universitetit Luarasi.

Projekti E-Gymnasium:

 Universiteti “Luarasi” përgjatë viteve akademike 2019-2020 deri më 2023-2024 ka realizuar “Thirrjet për aplikimim për projektin: E-Gymnasium Innovation Week”.

Universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me qëndrën FAB kanë organizuar një program

trajnues për nxënësit dhe mësuesit e gjimnazeve të Tiranës me fokus në tre drejtime:

  • Ekonomi
  • Drejtësi
  • Teknologji Informacioni dhe Inovacion

Sesionet e trajnimit janë zhvilluar gjate muajve Janar-Prill në sallat e Universitetit “Luarasi”.

Tematikat që jane trajtuar kane qene: Ekonomiku, Drejtësia dhe Teknologjia e Infomacionit dhe Inovacionit.

Gjatë vitit akademik 2024-2025 Universiteti Luarasi do të zhvillojë dhe orientojë Projektin E-Gymnasium përkundrejt fushës së Sigurisë Kibernetike dhe Inteligjencës Artificiale.

Do të zhvillohen javët Inovative në ambjentet dhe laboratorët e Universitetit Luarasi, Fakulteti Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Gjatë muajve Janar-Prill do ketë leksione të hapura nga ekspertët më të mirë të fushës, tavolina të rrumbullakta me diskutime dhe tematika rreth Sigurisë Kibernetike dhe Inteligjencës Artificiale.

Universiteti Luarasi në këtë iniciative inovative do ketë pranë vetes dhe ekspertët më të mirë nga të gjithë Universitetet publike dhe jo publike me ekspertizën më të mirë në fushën e Sigurisë Kibernetike si dhe partneret tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sulmet e fundit në rrjetet kompjuterike, sociale dhe infrastrukturën kritike kanë theksuar nevojën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë kibernetike. Gjatë muajit maj do të zhvillohet Hackathon Luarasi

“Siguria Kibernetike dhe Inteligjenca Artificiale”, ky është një projekt që synon të rrisë thellësinë e të kuptuarit dhe nivelin e aftësisë për një bashkëpunim më të afërt dhe efektiv midis ekspertëve të fushës në Universitetin Luarasi dhe më gjerë, si dhe përfshirjen dhe identifikimin e studentëve te ardhshëm potencialisht të përgatitur për të punuar në të ardhmen në fushën e sigurisë së informacionit dhe krimit kibernetik.

Ky hackathon është një mundësi për njohësit e temës, koduesit, zhvilluesit e biznesit, dhe vëzhguesit për t’u bashkuar dhe për të krijuar zgjidhje për sfidat që do të paraqiten gjatë këtij aktiviteti.

Sfidat lidhen me krimin kibernetik, dhe menaxhimin e tyre nga ekspertët dhe policia e shtetit, dhe njësitë e specializuara. Pjesëmarrësit do të sfidojnë veten, të bashkëpunojnë në një ekip dhe të demonstrojnë njohuritë e tyre për sigurinë dhe aftësitë e tyre të zhvillimit. Projektet më të mira të kryera në kohë do të fitojnë garën dhe çmimin që do t’u vihet në dispozicion.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb