Ilda Qazimllari, drejtoreshë e përgjithshme e investimeve dhe punëve publike në Bashkinë e Tiranës, e konsideroi si një lajm pozitiv marrëveshjen e arritur mes këtij institucioni dhe Fondit të Zhvillimit të Katarit, për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Qazimllari duke folur për sheshin, tha se janë 11 mln euro që janë dhënë nga Fondi i Katarit, por jo vetëm kaq, na është ofruar edhe suporti teknik, lidhur me realizimin e këtij projekti.

Ajo sqaroi se projekti parashikon që nuk do të kemi thjesht një shesh, por edhe një parking, sikundër është ai në fillim të Bulevardit të Ri.

Qazimllari tha se do të ketë disa institucione që do të shtrihen përgjatë Bulevardit të Ri, ku gjithashtu bashkia e Tiranës, do të ketë zyrat e saj.

Ajo tha se projekti do të jetë gati për 36 muaj, nga momenti kur përfundojnë procedurat e prokurimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb