DURRES

Banorët e Kodër Vilës në Durrës kanë protestuar sërish kundër  ndertimit të 4 pallateve në këtë zonë. Kërkesa e tyre mbetet anulimi i projektit pasi iu rrezikohen banesat ku jetojnë. Në mbështetje të banorëve ishte edhe kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri i cili u përplas edhe me pronarët e truallit.

Xhaferri akuzoi kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe zyrtarët e tjerë të institucionit për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë zonë.


Jola Hysa,një prej banoreve në këtë zonë akuzon Gjykatën e Apelit që me vendim arbitrar i hapi rrugë ndërtimit të pallateve në këtë zonë.


Banorët paraljamerojnë se protesta e tyre për mbrojtjen e banesave nuk do të ndalet, por do të ketë edhe të tjera deri në anulimin e projektit.


(BalkanWeb)