GAZSJELLËSI TAP- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha e gazsjellësi TAP do të garantojë një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese në një të ardhme shumë të shpejtë.

Teksa ka folur në nisje të punimeve për seksionin detar të TAP që do të sigurojë lidhjen e gazsjellësit të Shqipërisë  me Italinë, shefi i qeverisë theksoi se kjo industri do të  krijojë mundësi punësimi për qytetarët e Shqipërisë.

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek fakti tjetër duke rikujtuar se Shqipëria nuk është një vend problematik për bizneset e huaja, por projekti TAP ka treguar të kundërtën e disa pretendimeve, të cilat sipas Ramës, nuk kanë objetivitet kur shkruajnë  për mundësitë dhe kushtet që ofron Shqipëria.

“Më vjen shumë mirë të them sot se jemi në momentin e heqjes  së lakut nga fyti nga ky territor. Në javët në vijim do mund të finalizojmë kontratën, pastaj nisim punimet për të mos i ndalur më në infrastrukturën publike. Por, mendoj që ia vlen të nënvizohet se ekonomia shqiptare do marrë 1 miliard euro injeksione në dy dekada të ardhshme dhe këtë e thotë një studimi i Universitetit të Oksfordit. Gjithashtu kjo do të krijojë një industri të re në Shqipëri, kjo e kthen TAP në një kompani, investitor, por shërben si një forcë shtytëse për ekonominë e së ardhmes. Tashmë ka përfunduar 80% e projektit, e tashmë fillon lidhja me Italinë.  Kur  përfaqësuesit e TAP u shprehen se në Shqipëri  mund të ketë pengesa dhe vonesa në projekt. Ky grup erdhi  më pas në zyrën time dhe më tha se në të gjithë vendet e tjera kanë patur probleme, por vetëm në Shqipëri jo. Ndryshe nga çfarë shkruhet hera herës në raportet e caktuara, Shqipëria nuk është e vështirë për investimet e huaja. TAP ka krijuar punë dhe krijon mundësi që nga punëtorët, por edhe tek njerëzit e kualifikuar, të cilëve iu jep mundësinë për punën dhe profesionin e tyre si dhe paguhen shumë mirë dhe me pagë të kënaqshme. Ka shumë të rinj dhe të reja që janë kthyer nga vendet e tjera për të ardhur e punuar në vendin e tyre” , tha kryeminsitri Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb