NGA Rashela SHEHU
TIRANE- Nisma “Unë lexoj” që synon të nxisë leximin në shkolla duke pasuruar bibliotekat me libra që propozohen nga vetë nxënësit, ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së titujve. Në një takim me nxënës të shkollave të Tiranës, që e duan librin dhe leximin, zëvendës ministrja e Arsimit, Besa Shahini, u shpreh se në muajin mars do të shpërndahet kontingjenti i parë i librave artistikë.
Për nxënësit që morën pjesë në diskutimin me zëvendësministren, nisma “Unë lexoj” i afron më shumë edhe nxënësit me njeri tjetrin.
Zëvendësministrja Shahini shpërndau fletë mirënjohjeje për lexuesit më të mirë të shkollave të Tiranës, duke i cilësuar ata një shembull për komunitetin e nxënësve. Projekti “Unë lexoj” po aplikohet fillimisht në shkollat e Tiranës, për t’u shtrirë në muajt në vijim në qytetet e tjera të vendit.
(BalkanWeb)