TIRANË
Me një rend dite të ngjeshur ka nisur seanca e sotme plenare, në të cilën pritet të kalojnë një sërë ligjesh të rëndësishme. Ndërsa lexoi rendin e ditës, kryeparlamentari Ruci u ndërpre nga ish ministri Ilir Beqaj i cili kërkoi që të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.
“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Edhe propozimet në vlerësimin tim, nuk zgjidhin moszbatimin aktual që ne deputetët i bëjmë këtij ligji, edhe këtu në sallën e punës. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës, ndërkohë që nuk jemi vetë të gatshëm për ta zbatuar”, tha Beqja.
Në përgjigje të tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka quajtur arsyetimin e tij të pamjaftueshëm, duke i kërkuar që të denoncojëraste konkrete, duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.
“S’është arsye për ta hequr nga rendi i ditës kjo. Kjo është retorikë, denoncimet mund t’i fillosh që nga mua që jam duhan pirës ” vijoi Ruci.
(BalkanWeb)