Dorjan Teliti, këshilltari për çështjet ekonomike të PD, ka qenë i ftuar në Neës 24, në rubrikën ‘’Ç’ështja e ditës’’.
Teliti ka folur rreth çështjes së projektiligjit për importin e mbetjeve, teksa është shprehur se Partia Demokratike do ta kundërshtojë atë. Ndër të tjera Teliti u shpreh se nga vendet e Bashkimit Europian, duhe të importohen vlerat demokratike, mënyra si menaxhohet qytetarët e atyre vendeve dhe interesat e tyre, por jo plerat as nga BE dhe as nga vendet e rajonit.
Ndërkohë që Rama po hap portet e shqipërisë për mbetjet e vendeve të BE, por ne jemi në krizë mjedisore, tha Teliti.
Teliti:
”Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, është i njëjtë me atë të shqiptarëve. Ku të githë njëzëri i thamë jo projektligjit për importin e mbetjeve.
Unë jam pro importit por atij të vlerave demokratike europiane, jam pro importit se si menaxhohen interesat e qytetarëve shqiptarë, unë jam pro importit se si menaxhohen interesat e BE.
Por jam kundra importit të mbetjeve, por si do ti importojë shqipëria mbetjet e vendeve të rajonit e të BE, kur ne nuk kemi kapacitet për mbetjet tona. Por 3 inceneratorët tanë nuk janë funksional, ky i tiranës ende nuk ka nisur të punojë çka është pranuar edhe nga kryetari i bashkisë.
Ne duhet të importojmë nga BE mënyrat se si trajton qytetarët e braktisur, mënyrën se si menaxhon interesat e tyre, por jo mbetjet e tyre.
Ne jemi kundra importit të plerave dhe pro të vlerave demokratike nga rajoni por edhe nga vendet e Bashkimit Europian”, u shpreh Dorjan Teliti.