Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbyll muajin korrik me një axhendë të ngjeshur për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këto momente KPK po zhvillon një seancë dëgjimore me kreun e Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani, njëherësh kandidat për SPAK.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia. Përballë tyre, mësohet se Dumani nuk ka zgjedhur avokat dhe do të mbrohet vetë.

Gjatë seancës KPK-ja u shpreh se hetimi për Dumanin ka përfunduar në të trija kriteret e vlerësimit. Referuar ILDKPI, Dumani ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie. Rezulton po ashtu që subjekti i rivlerësimit ka në pronësi një apartament me vlerë 50 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: