TIRANE

Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini është i treti prokuror që kandidon për t’u bërë pjesë e SPAK. Anton Martini nuk është një emër i panjohur në fushën e drejtësisë, pasi më parë ka qenë prokuror prane Gjykates se Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe është i komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime të Renda Tiranë nga muaji qershor 2018 dhe në vijim.

Dy prokurorët e tjerë që kanë kandiduar për të qenë pjesë e SPAK janë Besnik Muçi dhe Klodian Braho, ndersa aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt.

Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: