TIRANE

Prokurori i Prokurorisë  së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të Vettingut. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vettingut për Bajramin përfaqësohet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Artan Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda prej 15 vitesh dhe analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

KPK thotë se Prokurori ka kryer deklarim të saktë të pasurisë, por paskatësi ka vetëm në pagesën për blerjen e një apartamenti.

Sipas ILDKP, Artan Bajrami ka apartament 120m², i blerë 6.5 mln lekë në vitin 2000 dhe apartament në Golem në Kavajës i blerë me kredi. KPK ka kryer hetim më të thelluar dhe burim krijimi është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milion ketë dhe shitja e shtëpisë ne Gramsh ne vlerën e 4000 mije dollarëve.

Këtë shumë prokurori thotë se e ka paguar baxhanaku i tij, por se përmend ne deklaratë. Shuma konfirmohet edhe nga Baxhanku, ndërsa sipas KPK ky shtetas ka shlyer dhe detyrime te tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb