TIRANE- Prokurori i Apelit të Tiranës Luan Kaloçi po përballet sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku do të kalojë në ‘sitën’ e vettingut. Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari si dhe Etleda Çiftja, ka lexuar raportin për Kalocin, i cili është një nga kandidatët për në KLP.

KPK bazuar tek deklarata e ILDKPI-së, pohon se Kaloci ka mungesë burime financiare ka deklarim të rreme dhe ka fshehje pasurie. Ndërkohë, KPK kreu hetim vetëm për kriterin e pasurisë. Sakaq, KPK tha se nga hetimi rezultoi se apartamenti 145 m2, vlera e deklaruar është 52 mijë dollarë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se nga analiza e bërë në deklarimet në vite dhe dokumentacioni i siguruar nga KPK kishte mospërputhje. Prokurori si fillim është shprehur se për blerje përdori paratë që përfitoj nga shitja e shtëpisë në Elbasan, ndërsa në deklaratën Vetting thuhet se e bleu me kredi. Ndërkohë, ka edhe mospërputhje të për sipërfaqen si dhe për burimin e të ardhurave me të cilat ka blerë dyqanin.

Vet prokurori kishte deklaruar se apartamentin e kishte blerë me paratë e përfituara në lotari dhe dy hua, ndërsa më pas ai tha se e kishte blerë pas shitjes së banesës në Elbasan. KPK konstaton se Kaloci nuk ka deklaruar tri llogari bankare dhe një automjet që është blerë nga vajza e tij. Sakaq, avokati i prokurorit, Ardian Visha tha se Kaloci ka vetëm një shtëpi dhe një garazh, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një pasuri modeste. “E pranojmë që ka lapsuse në deklarata. Por nuk ka mosjustifikim të pasurisë. Kaloci vazhdon të paguajë kredi, i biri ka fituar një lotari”, tha Visha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb