Qyteti i Durrësit u trondit sot nga një atentat zhvilluar kundër prokurorit të qytetit bregdetar Arian Ndoji dhe personave të tjerë që udhëtonin me të.


Prokurori i plagosur në atentat Arian Ndoji është i njohur për publikun, edhe për shkak të akuzave të kryeministrit Edi Rama mbi të, duke thënë se ai dhe njerëz të tjerë të drejtësisë po bëjnë kërdinë mbi njerëz.


“Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh”. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku.


Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime. Procesi i vetting-u dihet që do të kërkojë disa vjet dhe ne nuk mund të lejojmë që prokurorë dhe gjykatëse si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Ndër të tjera janë të përfshirë edhe në grabitje të pronave. Ky parlament duhet ta shpallë grup në kërmim KÇK-në”, deklaronte Rama.

Ndërsa, Ndoji është akuzuar edhe nga ana e zëvendës kryeministrit Erion Braçe. Ky i fundit deklaroi se Ndoji punon për grupet kriminale, kurse shtoi se ka pasur presion për legalizim të pronave të bandave. Deklarata  e zv.kryeministrit Erion

Braçe u bë pas seancës që u zhvillua në qytetin e Durrësit, ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e Kadastrës, Liridon Pula. Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Pula u lirua pasi çështja shkoi në Apel.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb