Ditën e premte u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.
Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta.
Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba.
(BalkanWeb)