strong>TIRANË- Procesi i vettingut po vijon me ritme të përshpejtuara, për të kaluar në sitë të gjithë gjyqtarët e prokurorët e sistemit të drejtësisë në vend para përfundimit të verës.

Sot një tjetër prokuror ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Arben Nela Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë përballet sot me KPK.

Trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari. Nela është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare.

Në seancë, KPK ka lexuar raportin për prokurorin Nela. Sipas ILDKPI Arben Nela nuk ka bërë deklarim të saktë dhe po kështu s’ka burime të mjaftueshme financiare. Raporti thotë se prokurori Nela ka bërë fshehje të pasurisë.

Sipas raportit prokurori Nela ka një apartament 99.4 m2, blere në vitin 2011 për 41 mijë euro, në bashkëpronësi me gruan. Sipas deklarimit apartamentin e ka blerë me kursimet në vite nga puna që prej 1998 dhe kursimet e gruas e cila punon në ministri të transporteve dhe profesoreshë.

Për blerjen e kësaj shtëpie prokurori ka deklaruar se ka marrë borxh prej 25 mijë eurosh dhe nga motra e gruas
Sipas KPK për këtë apartament ka mos përputhje në deklarimet e pasurisë në vitë. Ndërsa për borxhin e marrë nga kunata është e paqartë se kur ia ka marrë dhe kur ia ka kthyer.

Po kështu zotëron një banesë 121.6 m2 në Lanabregas, nën proces legalizimi. Prokurori thotë se tokën e kanë blerë prindërit e tij dhe kanë ndërtuar shtëpinë nga 1999. Por KPK thotë se ka paqartësi dokumentesh.

Prokurori nuk ka deklaruar në deklarate aplikimet që ai ka bërë në vite për ta legalizuar këtë shtëpi.
Gruaja ndërkohë ka edhe një apartament ku është 100% zotëruese. Apartamenti është me vlerë 52 mijë euro dhe me sipërfaqe 67.6 m2.

Gruaja thotë që e ka blerë me të ardhura sipas një kontrate huaje me të motrën. KPK thotë se ka paqartësia dokumentesh.

PROKURORI: NUK KAM FSHEHUR PASURINË
Vetë prokurori Arben Nela ka mohuar se ka fshehur pasurin para trupës gjykuese të KPK.
“Nuk kam fshehur pasuri, nuk i keni llogaritur siç duhet. Nuk ekziston asnjë fakt që unë kam fshehur pasuri, raporti sjell fakte të shtrembëruara qëllimisht. ILDKPI ka interpretuar qëllimisht pasuritë e mia me keqdashje”, deklaroi Nela.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb