TIRANE – Vijon seanca e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) pa praninë e mediave ku në sitën e Vetting-ut ka kaluar Prokurori Kostaq Beluri.

Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi. Trupa gjykuese ka lexuar raportin për prokurorin Kostaq Beluri që sipas ILDKP rezulton se ka kryer deklarim të saktë dhe justifikon pasurinë dhe burimet financiare.

Megjithatë për sa i përket aftësive profesionale KPK tha se Kostaq Beluri ka pushuar çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës 2 vite më parë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza rrezikon të mos e kalojë procesin e vettingut. Në përballjen e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka dalë ndër të tjera që gjyqtari Thanza ka marrë para nga një i afërm i një personi me probleme me drejtësinë.

Në seancë është shfaqur një foto e gjyqtarit Thanza me motrën e një personazhi të njohur në Shkodër (zyrtari i hipotekës). Sipas përgjimeve të forcës operacioniale, në një moment gjatë takimit, shihet teksa këmbejnë një pako me gruan në fjalë, pra e merr pakon nga njëra qese e kalon në tjetrën

Për këtë arsye edhe gjyqtari Kostaq Beluri do të shqyrtohet për këtë çështje pasi nuk ka kryer hetime të thelluara.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: