TIRANË- Prokurori Ramadan Troçi, që ndiqte çështjen e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, i cili lëshoi edhe urdhër arrestin për ish-Guvernatorin, Ardian Fullani, është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Ndryshimet vijnë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili veç Troçit ka emëruar edhe Arben Dylan me detyrë drejtor i Prokurorisë së Lushnjës.

Sipas burimeve nga prokuroria, Troçi tashmë nuk do të merret më me çështjen e Bankës në Shqipërisë, pasi kjo dosje do t’i kalojë një prokurori tjetër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb