SERBI- Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mund të rrezikojë me vizitën e tij në Beograd në fund të prillit.


Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vukcevic ka thënë për numrin e sotëm të gazetës “Blic”, se nëse ish-udhëheqësi i UÇK-së hyn në Serbi ai do të arrestohet.


Serbia në kohën e Miloseviçit e kërkonte Thaçin për “veprimtari terroriste kundër shtetit të Serbisë”.
Ministri i Jashtëm i Kosovës pritet të jetë në Beograd në ditën e ditëlindjes së tij.


(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: