Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoji.


Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës, me automjete të policisë të blinduara. Grupi hetimor i ngritur deri tani ka marrë në shqyrtim pamjet e sigurisë në disa biznese.


Grupi hetimor ka marrë si material kamerat e restorantit ku kanë drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit.


Bëhet me dije se janë duke u parë pamjet e restorantit, për të parë nëse dikush i kishte ata nën mbikëqyrje. Për llogari të hetimit, janë shoqëruar disa persona. Janë marrë shumë filmime në rrugën e plazhit, te bizneseve, për të parë se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Po ashtu, po merret edhe informacion në terren.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb