Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është akuzuar nga prokurorët për një komplot të dyshuar për grusht shteti,  dhe tentativë për të helmuar pasardhësin e tij.

Në një përpjekje për të qëndruar në detyrë pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022, politikani i krahut të djathtë dyshohet se ishte përfshirë në një plan për të helmuar presidentin aktual Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur zakonisht si Lula, dhe për të vrarë një gjyqtar të Gjykatës së Lartë.

Prokurori i Përgjithshëm Paulo Gonet tha se Bolsonaro dhe 33 të tjerë morën pjesë në planin për ta mbajtur atë në pushtet.

Ndërkohë, Bolsonaro i mohon akuzat  dhe deklaron se është viktimë e persekutimit politik.

Ai humbi ngushtë zgjedhjet e 2022-it dhe kurrë nuk e pranoi publikisht humbjen e tij, duke e lënë Brazilin vetëm disa ditë para se Lula të bënte betimin.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë akuzat dhe, nëse pranohen, Bolsonaro do të dalë para gjykatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb