MAL I ZI– Prokuroria malazeze ka paditur gazetën “Informer” për botim të shkrimeve raciste kundër shqiptarëve, në numrin e saj ku flitej për incidentin pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Zyra e prokurorisë hartoi të martën një aktakuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd Novak Uskokovic, i cili akuzohet për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve.

“I pandehuri Uskokoviç akuzohet se ka ofenduar publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi. Në tetor të vitit 2014, si përgjegjës ai miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë, raporton BIRN.

Liderët e partive politike shqiptare hodhën akuza ndaj kësaj gazete për shkak të komenteve raciste që përçonte.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb