Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën një akt-akuzë kundër policit Zoran Gashoviç, “për krime lufte kundër njerëzimit”, të kryera në vitin 1992 në zonën e Haxhiqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Si pjesëtar i policisë civile serbe të Bosnjës, Gashoviç ka marrë pjesë në vrasje, zhvendosje të detyruar, torturë, persekutim mbi baza fetare dhe etnike, burgosje të paligjshme të personave dhe akte të tjera të ngjashme çnjerëzore”, njoftoi prokurori i posaçëm, Vukash Radonjiq.

Zona e Haxhiqit ishte pjesë e komunës së Sarajevës, ku gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë ishte nën kontrollin e ushtrisë së Republikës Serbe. Shumë nga banorët e saj u dëbuan, u vranë ose u zhdukën. Janë gjetur edhe dy varre masive, të cilat supozohet se fshehin kufomat e qytetarëve të këtij vendbanimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: