Nga KLODIANA LALA

TIRANE– Në përfundim të një hetimi që zgjati afro dy vite, prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj ish-zyrtarëve të CEZ-it, Josef Hejsek e Jan Ivan, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi në mbledhjen e borxheve të kompanisë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1298150753567212/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Sipas organit të akuzës, Hejsek me detyrë kryetar i bordit të drejtorëve dhe Ivan, anëtar bordi bashkëpunim me biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili prej kohësh po gjykohet nga drejtësia, duke përdorur të dhëna të pavërteta dhe dokumente fiktive, kanë mundur të vjedhin nga shoqëria “Cez Shpërndarje” sh.a rreth 5 milionë euro.

Në dosjen e organit të akuzës, thuhet se kjo shumë i është paguar shoqërisë “DIA”, dega Shqipëri, për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer.

Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit Hejsek dhe Jan Ivan, kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentacionit të paraqitur nga i pandehuri Ismailaj, por me dashje dhe në bashkëpunim me biznesmenin, kanë prodhuar dokumente fiktive, me qëllim që të justifikonin pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria “DIA”.

Në një kohë që kjo kompani, thekson Prokuroria nuk kishte kryer asnjë punë me qëllim mbledhjen e borxheve të CEZ, sikurse parashikohej në kontratën e lidhur mes DIA dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Madje, thekson Prokuroria të dyshuarit kanë bashkëpunuar, duke i shkaktuar dëm jo vetëm kompanisë CEZ, por edhe shtetit shqiptar, që kishte aksione.

Duke renditur shkeljet e kryera nga Hejsek dhe Ivan, Prokuroria thekson se dy të pandehurit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë shqiptare për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Por ndërsa Kastriot Ismailaj ndodhet në ambientit e paraburgimit, dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij, Hejsek dhe Ivan me gjasë do të gjykohen në mungesë nga drejtësia shqiptare. Prej kohësh, të dy janë larguar nga Shqipëria, madje deri më tani nuk i janë përgjigjur ftesës së drejtësisë shqiptare për t’u paraqitur si dëshmitarë në gjyqin kundër binzesmenit Ismailaj.

DOSJA
Në përfundim të hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se:

I pandehuri K.I në bashkëpunim me të pandehurit J.H (me detyrë kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe J.I (me detyrë anëtar i Bordit të Drejtorëve) duke përdorur të dhëna të pavërteta dhe dokumente fiktive, kanë mundur të vjedhin nga shoqëria “Cez Shpërndarje” sh.a shumën 649 803 520 lek. Kjo vlerë i është paguar shoqërisë “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqipëri për punë apo shërbime te cilat nuk rezultojnë të jenë kryer. Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit J.H dhe J.I kanë qenë në dijeni të falsitetit të dokumentacionit të paraqitur nga i pandehuri K.I dhe me dashje kanë prodhuar së bashku me këtë të fundit dokumente fiktive, për të justifikuar pagesën e faturave të lëshuara nga shoqëria “DIA” për punë dhe shërbime të cilat realisht nuk janë kryer.

Më datë 01.09.2010 subjektet “Debt Internacional Advisory” Ltd-Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” sh.a kanë lidhur një marrëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i kontratës ka qenë detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo marrëveshje është firmosur nga i pandehuri K.I, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd-Dega Tiranë dhe të pandehurit J.H, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues dhe J.I, me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.a. Kontrata e parë nuk u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë “Cez Shpërndarje” sh.a dhe për këtë arsye më datë 01.02.2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe për një afat dy vjeçar. Kjo kontrate është zgjidhur në muajin Tetor të vitit 2011.

Nga tërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vetëm i të pandehurit K.I nuk ka qenë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë “Cez Shperndarje”sh.a. Për realizimin e qëllimit të tij kriminal i pandehuri K.I ka patur si bashkëpunëtor të pandehurin J.H, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të kësaj shoqërie, të mbështetur edhe nga i pandehuri J.I. I pandehuri K.I duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumente fiktive, në bashkëpunim me të pandehurit J.H dhe J.I, ka përfituar në mënyrë të kundra ligjshme shumën 649, 803, 520 lek duke shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “Cez Shpërndarje” sh.a dhe si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale, ka zotëruar aksione të kësaj shoqëria.

Konkluzioni i mësipërm mbështetet në këto fakte të vërtetuara gjatë hetimit të çështjes penale:
1) Paraqitja e te dhenave te rreme (genjeshtra apo dokumenta fiktive dhe te paverteta) nga shtetasi K.I perpara nenshkrimit te kontrates se dates 01.09.2010, ne lidhje me strukturen dhe eksperiencen e shoqerise “Debt International Advisory” si dhe te dhena te tjera.
2) Paraqitja e te dhenave fiktive per pune te cilat nuk jane kryer realisht (raporti i identifikimit te debitoreve apo i ashtuquajturi “DIR”) dhe perfitimi ne menyre te paligjshme i shumes se perafert me 1.5 milion Euro pikerisht per te ashtuquajturin “raporti i identifikimit te debitoreve”. Nga te dhenat e administruara gjate hetimit te çeshtjes ka rezultuar e provuar se dokumenti “Debtor Identification Report” ne fakt eshte nje dokument teresisht fiktiv, pra shoqeria DIA nuk ka kryer nje pune konkrete per identifikim e debitoreve. Raporti i Identifikimit te Debitoreve eshte ne fakt produkt i thjeshte elektronik, i cili eshte nxjerre duke perpunuar thjesht, ne nje menyre te ndryshme te dhenat ekzistuese ( portofolet e debitoreve) qe ne ate kohe shoqeria “ Cez Shperndarje” sh.a ia kishte vendosur ne dispozicion shoqerise “DIA”.
3) Paraqitja e te dhenave te tjera fiktive dhe te paverteta perpara lidhjes se kontrates se dates 01.02.2011, te cilat i jane percjelle Keshillit Mbikqyres se Shoqerise ne Prage, i cili ka miratuar kontraten e dyte.
4) Paraqitja e te dhenave fiktive per punen e kryer pas lidhjes se marreveshjes (kontrates) se dyte.
5) Moskryerja e asnje investimi dhe mosblerja e asnje mjeti apo pajisjeje me qellim kryerjen e sherbimit qe ishte marre persiper te kryhej sipas kontrates se dates 01.02.2011.

Nga sa u tha me siper, bazuar ne analizen e te dhenave te administruara ne kete proçedim penal rezulton se i pandehuri K.I ne bashkepunim me te pandehurit J.H dhe J.I, kane kryer vepren penale te “mashtrimit” me pasoja te renda te parashikuara nga neni 143/2 (togefjaleshi i fundit) te Kodit Penal ne te cilin parashikohet se: Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet”.

Me veprimet e tyre te paligjshme te pandehurit kane cenuar marredheniet juridike te vendosura per te ruajtur te pacenuar pasurine, qe ne rastin konkret i perket shoqerise “Cez Shperndarje” sh.a, aksioner e se ciles ne kryerjen e vepres penale ka qene edhe shteti shqiptar.

Nga ana objektive vepra penale e “mashtrimit” eshte kryer me veprime te kundraligjshme te cilat konsistojne ne vjedhjen e shoqerise “Cez Shperndarje” sh.a nepermjet dokumentave fiktive dhe te falsifikuara. Te pandehurit jane bashkëekzekutore ne kryerjen e vepres penale. Ata kane krijuar nje mekanizem te tere fiktiv qe konsistonte ne zvogelimin e pasurise se shoqerise “Cez Shperndarje, me qellim kalimin e ketyre parave te shoqeria “DIA”. Nga ana subjektive vepra penale eshte kryer me dashje te drejteperdrejte. Te pandehurit kane vepruar ne bashkepunim per arritjen e qellimit te tyre kriminal, fakt qe rezulton nga analizimi i veprimeve te kundraligjshme te kryera prej tyre. Elementet e fajit (dashja e drejteperdrejte) per te pandehurit J.H dhe J.I rezultojne nga analiza e ketyre fakteve te vertetuara gjate hetimit te çeshtjes penale:

1. Nenshkrimi, miratimi dhe pagimi i pese faturave pa baze kontraktuale apo ligjore, dy nga te cilat jane miratuar dhe paguar me urgjence ne date 26.11.2010, pra vetem nje dite pasi kontrata e dates 01.09.2010, nuk u miratua nga Keshilli Mbikqyres i shoqerise “Cez Shperndarje”sh.a. Faturat e leshuara nga i pandehuri K.I jane pranuar dhe nenshkruar nga i pandehuri J.I i cili ka patur edhe detyren e Drejtorit te Divizionit te Finances. Ky shtetas keto fatura i ka nenshkruar nen ndikimin e Kryetarit te Bordit te Drejtoreve J.H. Menjehere pas mosmiratimit te kontrates “shpiket” proçesi i identifikimit te debitoreve dhe pagesat kryhen menjehere.

2. I njejti sherbim qe pretendohej se iu kalua shoqerise “DIA” (mbledhja e borxhit dhe identifikimi i debitoreve) eshte kryer ne te njejten periudhe vete nga shoqeria “Cez Shperndarje” sh.a (projekti master data cleaning).

3. I pandehuri J.H nuk kreu asnje verifikim per te dhenat qe iu kerkuan nga Keshilli Mbikqyres i shoqerise “Cez Shperndarje” ne Prage per shoqerine “DIA”. Ai i dergoi keto te dhena (te cilat ishin te paverteta) ashtu siç ju derguan nga i pandehuri K.I. Paraqitja e ketyre te dhenave ka bere te mundur lidhjen e kontrates.

4. Mosmarrja e asnje mase per matjen e punes se shoqerise “DIA” ashtu siç percaktohet ne aneksin nr.8, te kontrates te dates 01.02.2011 me objekt mbledhjen e borxheve, edhe pas miratimit te kesaj kontrate.

5. Email-et tregojne qarte qe faturat apo vete Raporti i DIR, eshte dashur thejsht per te justifikuar pagesat e kryera.

6. Falsifikimi i dokumentave me qellim mbulimin e vjedhjes. J.H ka shtuar ne kontraten e dates 01.09.2010, pas dates 25.11.2010 (date ne te cilen Keshilli Mbikqyres nuk e miratoi kete kontrate) nje shenim me shkrim dore per te justifikuar pagesat fiktive.

7. Njoftimi i K.I nga J.H per cdo shkrese qe vinte nga Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Nga sa me siper, ne mbeshtetje te fakteve dhe provave te administruara ne kete proçedim penal dhe ne mbeshtetje te nenit 331 te Kodit te Proçedures Penale, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka kerkuar gjykimin e çeshtjes penale me te pandehur shtetatsit J.H dhe J.I per kryerjen e vepres penale “mashtrimi” me pasoja te renda te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 143/2 (togefjaleshi i fundit) i kodit Penal te Republikes se Shqiperise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: