TIRANE –Pas më tepër se 55 seancash, gjyqi ndaj të ashtuquajturit “grup i vrasësve me pagesë” është drejt fundit. Prokuroria lexoi sot konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit, si dhe vitet e burgimit për secilin nga personat e këtij grupi kriminal.

Prokuroria kërkoi 35 vjet burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Andon e Genis Mëhillaj, 8 vjet burg për Ndriçim Gjokonën, 26 vjet burg për Marion Mitron, 11 vjet burg për Albin Mexhaj dhe 5 vjet heqje lirie për biznesmenin Ilir Karçini.

Julian Sinanaj u arrestua në Tiranë, në janar të vitit 2014, gjatë kohës kur ishte duke planifikuar ekzekutimin e një biznesmeni, që sipas hetimeve të prokurorisë, porosinë për vrasjen e tij e kishte marrë nga Ilir Karcini, i prangosur si anëtar i bandës së “vrasësve me pagesë”.

Ndërkohë, së bashku me Sinanajn dhe Karcinin të arrestuar janë edhe 6 persona të tjerë, ndërsa është gjykuar në mungesë Genis Mëhillaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtar i kësaj bande.

Personat e arrestuar të këtij grupi akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, Julian Sinanaj ka marrë disa porosi nga të pandehurit Andon dhe Genis Mehillaj, Marion Mitro dhe biznesmeni Ilir Karçini për të eliminuar disa persona, duke bashkëpunuar me Albin Mexhajn dhe Ndriçim Gjokonën.

Gjithashtu, ky grup kriminal akuzohet edhe për tritolin ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi dhe atë ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të po këtij qarku. Kryesisht, nga hetimet ka rezultuar se Sinanaj ka kryer disa vrasje në qytetin e Vlorës dhe se ka marrë porosi për të ekzekutuar biznesmenin e gazit, Piro Bare.

Gjatë seancave gjyqësore, Julian Sinanaj ka mundur të mohojë disa nga ngjarjet për të cilat ai akuzohet, krime këto të cilat i ka pranuar më herët gjatë hetimeve.

PRETENCA E PROKURORISE
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Sinanaj për kryerjen e veprave penale të :
1) Vrasjes me paramendim për interes””të shtetasit Sokol Veizi e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Erjon Mehillaj, Genis Mëhillaj , Ndricim GJOKONA ,vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 (azhornuar me ndryshime te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë)) vjet burgim

2).“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenï 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

3).”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndricim GJOKONA, dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon MITRO vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4).” Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “”parashikuar nga neni 278/2 K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

5).”Vepra me qëllime terroriste “” kryer në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private si dhe kane synuar vrasjen e ish Drejtorit Përgjithëshëm të ALUIZNIT dhe kandidatit për deputet të subjektit elektoral PD z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara , neni 230 gërma “”a”” dhe “”m””te K.Penal (azhornuar me ligjin nr 23 viti 2013) e nenin 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim

6).”Prodhimin dhe mbajtjen pa leje te lendeve plasese”” neni 278/1 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013)dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim

7).”Vrasjes me paramendim per interes të shtetasit Agron ÇELA ,kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj) parashikuar si krim nga neni 78/2 i K.Penal (azhornuar nga paragrafi 2 i ligjit 144 viti 2013 ) dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim

8).”Mbajtjes pa leje në ambiente publike të armëve luftarake””neni 278/2 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

9).”Vepra me qellim terroriste””mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e stetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 gërma “”a”” të K.Penal (ndryshuar me ligjin nr 23 viti 2012) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

10).”Prodhimit,mbajtjes dhe shitje te lëndëve plasëse” konkretisht të lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

11).”Prodhimit dhe mbatjes pa leje ne ambiente publike te armeve e municionit luftarak””qe i jane sekuestruar gjate kontrollit personal ne momentin e arrestimit shtetasit Julian Sinanaj, arme qe jane blere tek Albin MEXHA parashikuar nga neni neni 278/2 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

12).”Sigurimit te kushteve dhe burimeve te tjera materjale per te kryer vrasjen”” te shtetasit Pirro Bare kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me shtetasit Genis Mëhillaj Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar si krim nga nenet 80 e 25 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

13.)”Prodhimit dhe mbajtjes pa leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak lëndëve plasëse neni 278/3 (pa ndryshimet e vitit 2013) i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (gjashtë) vjet burgim

14).”Pjesmarrjes në “”Grup të strukturuar kriminal” neni 333””a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

15) Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”” neni 28/4 e 334 K.Penal

16) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Julian Sinanaj me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim

17) bazuar në nenin 65/a/1 pika “a” dhe 65/2 caktimin e një periudhë sigurie prej 30 (tridhjetë) vjetësh.

18) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Andon Mëhillaj për kryerjen e veprave penale të :

1).“Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi,veper penale e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj ,Genis Mëhillaj , Ndricim GJOKONA ,veper penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 (azhornuar me ndryshime te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me me burgim të përjetshëm.

2).”Sigurimit te kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mehillaj Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

3).”Vepra me qëllime terroriste “” kryer në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurin Julian SINANAJ që kane shkaktuar shkaterrimi serioz të pronës private si dhe kane synuar vrasjen e ish Drejtorit Pergjithëshëm të ALUIZNIT dhe kandidatit per deputet te subjektit elektoral PD z.Ardian Kollozi vepra te parashikuara ,neni 230 germa ”a” dhe “m”te K.Penal , neni azhornuar me ligjin nr 23 viti 2012 e nenit 28/4 te K.penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim

4)Vrasjes me paramendim per interes te shtetasit Agron ÇELA ,kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurin Julian SINANAJ parashikuar si krim nga neni 78/2 e 28/4 te K.Penal (azhornuar nga paragrafi 2 i ligjit 144 viti 2013 ) dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm

5).”Pjesmarrjes në “”Grup të strukturuar kriminal” neni 333/””a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim

6). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”” neni 28/4 e 334 K.Penal

7) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Andon Mëhillaj me burgim të përjetshëm

8) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Genis Mëhillaj për kryerjen e veprave penale të :

1).“Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi veper penale e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon )Mehillaj, Ndricim GJOKONA ,veper penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 te K.penal (azhornuar me ndryshime te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me me burgim të përjetshëm.

2).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Pirro BARE veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj, Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

4).”Pjesmarrjes në “”Grup të strukturuar kriminal” neni 333 germa ‘”a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

6). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”” neni 28/4 e 334 K.Penal

7) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Genis Mëhillaj me burgim të përjetshëm.

8) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Gjokona për kryerjen e veprave penale të :

1).Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi veper penale e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurit Andon ( alias Erjon) Mehillaj, Genis( alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj ,parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 te K.penal (azhornuar me ndryshime te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

2).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Genis Mehillaj, Erjon Mehillaj Julian SINANAJ dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me2 (dy) vjet burgim

3).” Mbajtjes pa leje te armeve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim

4).”Prodhimit dhe mbatjes pa leje ne ambiente publike te armeve e municionit luftarak””qe i ka blere tek shtetasi Albin MEXHA ,dhe i jane dorezuar Julian Sinanajt parashikuar nga neni neni 278/4 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim

5).”Sigurimit te kushteve dhe burimeve te tjera materjale per te kryer vrasjen”” te shtetasit Pirro Bare kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me shtetasit Genis (alias Gentjan)Mëhillaj Julian SINANAJ dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar si krim nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim

6).”Pjesmarrjes në “”Grup të strukturuar kriminal” neni 333 ”a” i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim

7). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 2 (dy) vjet burgim për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal”” neni 28/4 e 334 K.Penal.

8) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Ndriçim Gjokona me 8 (tetë) vjet burgim.

9) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Marion Mitro për kryerjen e veprave penale të :

1).Sigurimit të Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim me te pandehurit Julian SINANAJ, Genis (alias Gentjan ) MEHILLAJ, Andon (alias Erjon) MEHILLAJ,Ndricim GJOKONA vepra penale e parashikuar nga nenet 80 e 25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2).”Vepra me qellim terroriste””mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Julian Sinanajn që kanë synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 germa “”a”” të K.Penal (ndryshuar me ligjin nr 23 viti 2012) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

3).”Prodhimit, mbajtjes ne ambiente publike dhe shitje te lëndëve plasëse” konkretisht të lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013)dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

4) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Marion Mitro me 26 (njëzet e gjashtë) vjet burgim.

5) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Albin Mexhaj për kryerjen e veprës penale të :
1).Trafikimit të armeve dhe municionit luftarak ku ne tre raste u ka shitur armedhe municion luftarak te pandehurve Julian Sinanaj dhe Ndricim GJOKONA duke konsumuar keshtu vepren penale te parashikuar nga neni 278/a 1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

2) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Karçinipër kryerjen e veprave penale të :
1).”Sigurimit te kushteve dhe mjeteve materjale për kryerjen e vrasjes se shtetasit Pirro Bare“” veper kjo e kryer në bashkëpunim me te pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj dhe Ndricim Gjokona e parashikuar nga nenet 80 e 25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: