KOSOVË
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas paraqitjes së një fotografie nga deputetja Flora Brovina, është hapur një hetim për të dhe rezulton se foto nuk ëhstë bërë në kohën e luftës.
“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Po Prokuroria tha se kjo fotografi është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografitë kemi të bëjmë me të njëjtën pamje.
“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.
(Balkanweb)