TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme thërret në takim zyrtarë të policisë për të analizuar hetimet e ngjarjeve të 21 Janarit. Mësohet se takimi pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Burime të prokurorisë sqarojnë se, në takim do të analizohen rezultatet e deritanishme të hetimeve. Mësohet se policisë i janë lënë disa detyra të caktuara nga Prokuroria.

Analiza e çështjes vjen pak ditë para 4 vjetorit të ngjarjes si dhe pas takimit të familjarëve të Aleks Nikës, njërit prej viktimave në këto ngjarje me Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ata kërkuan drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Më 21 janar të vitit 2011, 4 persona u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara kryeministrisë teksa merrnin pjesë në protestën opozitare. Ata janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: