Pas pjesëmarrjes në përurimin e librit mbi figurën e Pjetër Zarishit, të autores Dr. Nusha Zhuba, Salvador Kaçaj vlerësoi rëndësinë e historisë së At Pjetër Zarishit dhe kontributit të katolikëve shqiptarë për identitetin kombëtar përmes një reagimi në Facebook.

Kaçaj u shpreh se historia e klerikëve, veçanërisht e At Pjetër Zarishit, është shpesh e injoruar, për shkak të stereotipeve negative që u vendosën pas Luftës së Dytë Botërore.

“At Pjetri ishte një nga ata që sakrifikoi për gjuhën shqipe në një kohë kur kjo ide konsiderohej herezi,” tha ai, duke theksuar se ai ishte një nga katolikët e shumtë që kontribuuan për alfabetin e parë shqip.

Postimi i plotë:

Pasi mora pjese ne perurimin e librit te autores, Dr.Nusha Zhuba, per Rilindasin pa titull, Pjeter Zarishi, mu kujtuan shume histori dhe rrefime te njerezve te zakonshem te krahines se Lezhes, Mirdites, Kurbinit dhe Malesive per atedhetar e njerez fisnik qe sakrifikuan nder vite edhe jeten e tyre qe ne sot te kishim nje atedhe.

At Pjetri padyshim qe ishte njeri prej shume klereve katolik qe vdiqen ne rrugen e tyre per Gjuhen Shqipe ne nje kohe kur as nuk konceptohej kjo gje. Ishte herezi te mendoje ne fillimet e 1800 rreth kesaj gjeje.
Pjeter Zarishi u rrit ne krahinen e Zadrimes dhe u edukua ne Itali duke veshur rroben e klerit ne zonat me te thella te Shqiperise.

Jeta e tij mes skamjes dhe sakrificave, persekutimit te pushtuesve osman dhe intrigave te kohes nuk e pengoi ate aspak qe te ndertonte alfabetin e pare Shqip me te cilin u mesonte gjuhen shqipe klerikeve qe vinin nga shtetet e tjera per te sherbyer ne vendin tone dhe te gjithe atyre qe deshironin te mesonin shkrim e kendim ne gjuhen ametare.

Endrra e klerikut per nje gjuhe shqipe me shkronja latine e cila e ndante kombin tone nga lindja e mesme dhe e orientonte ate natyralisht nga perendimi u be realitet disa dekada me vone.

Por vepra e ketij njeriu nuk u permend kurre. Kjo per faktin se ai ishte nje kler katolik.

Dhe ata qe rishkruan historine e vendit tone pas 1945, duhej ta paraqisnin katolicizmin ne shqiperi si kolaboracionist te pushtuesve nazi fashist.

Ata deshen te fshine nga historia kontributin e pazevendesueshem te katolikeve nga Historia e Shqiperise.

Edhe At Gjergj Fishtën e fshinë nga historia sepse ishte nje i krishtere.

Keshtu rregjimi i Enver Hoxhes me propaganden e tij i portretizonte si tradhetar, diversant dhe njerez te eger dhe te prapambetur katoliket.

Per ta duhej ndertuar steriotipi i tille ne shoqeri duke ju zeruar kontributet historike, patriotike pa te cilat sot vendi yne mund te mos ekzistonte sot.

Ndaj Shteti yne duhet te riktheje ne vemendje vlerat patriotike te qindra personazheve te fshira nga historia jone.

Katoliket shqiptar kane qene shtylla orientuese te oksidentalizmit tone te natyrshem.

Kleri katolik perfaqesonte shpirtin europian te aspiratave tona per nje shtet modern shqiptar.

Portretizimi i keq i tyre ne filma dhe libra kishte si qellim stigmatizimin e tyre.

Keshtu, perveçse u vrane me qindra intelektual te klerit katolik, u fshine edhe nga historia.

Si At Pjeter Zarishi jane me dhjetra te tjere per te cilet as nuk eshte folur ndonjehere.

Mendoj se sot pas 30 vitesh qe nuk jetojme me me urrjetjen e luftes klasore e kemi te drejten te kerkojme te verteten e historise se vendit tone.

Kemi te drejten ti kerkojme Akademise se Shkencave qe te hulumtoje dhe te vendose ne vend dinjitetin e nje komuniteti te neperkembur nga rregjimi vetem prej perkatesise fetare.

Kemi gjithe te drejten te falenderojme studiuesit e pavarur te cilet me kontributet e tyre kane arritur te marrin me qindra dokumente nga arkivat e Vatikanit me ane te se cilave po hedhin drite mbi nje pjese te panjohur te historise se Shqiperise.

Studiues si Nusha Zhuba meritojne jo vetem falenderime, por edhe perkrahje financiare qe te mund te dokumentojne shume pjese te tjera te historise se vendit tone te cilat ndodhen sot ne Vatikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb