KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka paraqitur detaje mbi  të ardhurat, pronat dhe kursimet që ka.

Ai ka deklaruar se ka në dy banka të kursyera mbi 10 mijë euro ndërsa merr pagë vjetore 33,282 euro si president i Republikës. Presidenti, Hashim Thaçi, shprehet se ka edhe pasuri të kursyer në emër të bashkëshortes mbi një mijë euro ndërsa 13, 500 euro në emër të djalit të tij Endritit.

Në formularin e dorëzuar në Agjencinë Antikorrupsion, Thaçi ka shënuar se posedon një shtëpi në vlerë 350 mijë euro për të cilën ka thënë se nuk e ka paguar ende, një shtëpi në fshat në vlerë 80 mijë euro si dhe 7 hektarë tokë po ashtu në fshat në vlerë 180 mijë euro.

I pari i shtetit të Kosovës, Hashim Thaci gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë e markës Audi Q5 në emër të gruas së tij në vlerë 15 mijë euro. Shkruajnë mediat kosovare. Bashkëshortja e Presidentit merr pagë vjetore prej 19 200 euro nga Universiteti i Mitrovicës, ndërsa është ligjëruese në këtë institucion arsimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: